Vodafone Group Careers

Want to know more about our operations in a specific country?

Please choose a location from the list below. If your chosen location doesn’t have an active link to additional careers information, you can still find jobs for the location here.

Language

Shqip

Shqip

English

Hyrje

Ne Shqipëri, Vodafone është lider në treg, jo vetëm si operator në industrinë e teknologjisë së komunikimit por dhe si një kontribues i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Veprimtaria jonë në Shqipëri

Teknologjia

Produktet dhe shërbimet tona prekin jetën e miliona njerëzve çdo ditë. Mbështetemi tek talentet me të spikatura që na ndihmojnë të sjellim inovacionet dhe risitë më të fundit në treg për një të ardhme me të mirë.

B2B

Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj biznesit tuaj, mund t’i besoni Vodafone pasi skuadrat tona B2B e mbulojnë këtë fushë më së miri. Në Vodafone po transformojmë mënyren se si klientët tanë biznese përdorin shërbimet e telefonisë dhe të të dhënave.

Shërbimi i klientit dhe Shitjet

Përgjatë gjithë kohës, skuadrat tona të Qendrës së Kontaktit dhe Shitjes, bëjnë të mundur që klientët ekzistues të kenë një përvojë të mrekullueshme ndërkohë që ndërtojnë e përmirësojnë marrëdhënien me klientët e rinj.

Departamenti Komercial

Vendimet e rëndësishme në kompani janë po aq të mira sa dhe skuadra e saj komerciale dhe në Vodafone kemi një nga skuadrat komerciale më të mira në botë! Ne mundësojmë që të dhënat dhe analizat të jenë në funksion të nevojave më të larta. Depërtimi për biznesin tonë do të thotë më tepër inovacion.

Funksionet Organizative

Funksionet organizative janë në në qendër të biznesit tonë, duke mundësuar kështu mbështetje të cilësisë së lartë në rang botëror, ekspertizë dhe udhëheqje në një sërë fushash përfshirë Financën, Burimet Njerëzore dhe Ligjor. Ne sfidojmë biznesin për të ecur përpara dhe në këmbim ofrojmë një mori projektesh interesante, të cilat nxisin zhvillimin dhe suksesin e tij në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Fushat në të cilat rekrutojmë

IT/Teknologji

Skuadrat tona të teknologjisë kujdesen për të gjithë infrastrukturën e IT e cila mbështet rrjetin tonë të telefonit. Ekspertë të kësaj fushe planifikojnë dhe mirëmbajnë rregullisht faqen tone të internetit. Ata sigurohen që të githa shërbimet tona të ofrohen me kapacitet optimal.

Digjitali

Duke operuar në industrinë e telekomunikimit, skuadra jonë Digjitale është kritike për suksesin tonë. Ata punojnë fort për të mundësuar të gjitha eksperiencat e jashtëzakonshme online, të cilat na dallojnë nga konkurrentët tanë.

Funksionet Organizative

Skuadrat tona të funksioneve të korporatës (përfshirë Financën, BNJ dhe Ligjorin), të cilat janë në qendër të biznesit tonë, mundësojnë mbështetjen, ekspertizën dhe udhëheqjen përgjatë të gjitha zonave që ne operojmë.

Shërbimi i klientit dhe Shitjet

Jemi në kërkim të specialistëve më të mirë për kujdesin ndaj klientit dhe përfaqësuesëve të shitjeve. Mund të jetë kushdo i cili ka pasion të ndihmojë njerëzit dhe të japë me të mirën e tij/saj çdo ditë. Ju do të planifikoni dhe koordinoni strategji reklamimi që do të na mbajnë në qendër të vëmendjes si një nga markat më të njohura në botë. Ju do të tejçoni një mesazh konsistent dhe insiprues, por mbi të gjitha do të na ndihmoni të krijojmë lidhje të fota me klientët tanë.

B2B

Duke ndërlidhur njerëzit, vendet dhe sendet, funksioni ynë i Biznesit të Vodafone nxit suksesin e organizatave në botën digjitale. Me eksperiencën, platformën lider “Internet of Things” dhe përhapjen tonë globale, ne i ndihmojmë klientët e biznesit që të zhvillohen e të shkëlqejnë.

Zbuloni më tepër

Zbuloni me tepër mbi karrierën në Vodafone Albania këtu.

Zbuloni më tepër